Policia shpërndan turmën me ujë dhe gaz lotsjellës, protestuesit i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë

Pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së opozitës dhe hedhjes së bombave molotov drejt Kryeministrisë, Policia e Shtetit ndërhyri duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Forcat e rendit ndërmorën veprime për të rivendosur kontrollin në zonën përreth Kryeministrisë dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës u bë pasi një pjesë e protestuesve tentuan të çanin perimetrin e sigurisë.

Si pasojë e ndërhyrjes, protestuesit u shpërndanë, ndërsa u njoftua qe të gjithë të pranishmit të drejtohen Parlamentit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm