E premte, 26 Shtator, 2025
18.8 C
Skopje

Skandali, infermierja i jep morfinë të porsalindurës që mos të qante

Një rast skandaloz ka ndodhur në Verona, Itali ku një infermiere 43-vjeçare është arrestuar pasi i ka dhënë morfinë një foshnjë të porsalindur për ta qetësuar nga të qarat.  Sipas autoriteteve italiane, infermierja i ka dhënë morfinë vajzës natën e 19 marsit, për të pushuar së qari. E porsalindura, nuk kishte pasur deri në atë ditë asnjë problem shëndetësor për ta justifikuar dhënien e morfinës, ndërsa do të dilte nga spitali ditën e nesërme. Pas marrjes së morfinës foshnja ka treguar probleme në frymëmarrje dhe për rrjedhojë u dërgua urgjent në kujdesin intensiv të fëmijëve, ku atje iu dha një ilaç i veçantë që shfuqizon efektet e barnave opioid. Analizat mjekësore përcaktuan se çfarë i ishte shkaktuar fëmijës nga prania e morfinës në gjak. 43-vjeçarja e arrestuar nuk ka treguar aspak shenja të pendimit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm