Termometri në formë kapsule që mund të gëlltitet

Termometri për matjen e temperaturës së trupit shumë shpejt mund të jetë sa një kapsulë e vogël që gëlltitet. Shpikja e fundit e një grupi kërkuesish të MIT bën që kjo pajisje teknologjike e vogël të jetë në gjendje të monitorojë vazhdimisht temperaturën në brendësi të traktit gastrointestinal dhe të transmetojë të dhënat në modalitet wireless.

Studimi i publikuar në revistën Nature Electronics përshkruan këtë pajisje, me diametër rreth 6 mm dhe lartësi 4 mm, i projektuar për disa detyra.

Përtej matjes së temperaturës, do të dallojë para kohe nisjen e infeksioneve, të monitorojë pacientët e nënshtruar në anestezi, të ndjekë ovulimin ose të parandalojë goditje të nxehti tek të moshuarit, atletët dhe ushtarakët.

Në testet e laboratorëve pajisja ka funksionuar 30 ditë në organizëm dhe më pas është eliminuar nëpërmjet jashtëqitjes. Sipas ekipit kërkimor, shumë shpejt ndoshta kjo teknologji do të zëvendësojë termometrat tradicionalë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm