as reshjeve të dendura të shiut që përfshinë Kumanovën pasdite, ekipet e ndërmarrjeve publike dhe kompanive kontraktuese janë në terren duke punuar për pastrimin e mbeturinave, pusave dhe kanaleve, informoi kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski. Në raport theksohet se menjëherë pas uljes së intensitetit të shiut, filloi puna për pastrimin e zhavorrit dhe rërës nga rrugët, ndërsa pas përfundimit të këtyre aktiviteteve, do të vijoj pastrimi i plotë i rrugëve dhe rehabilitimi i vendeve të ndërtimit të përfshira.
Kumanova pasdite u përfshi nga reshjet e rrëmbyeshme, të cilët u shoqëruan me bubullima për një periudhë të caktuar. Nga Komuna e Kumanovës u bëri apel qytetarëve, shtëpitë e të cilëve janë të përmbytura, të kontaktojnë Njësitin Territorial të Zjarrfikësve të Kumanovës për ndihmë në nxjerrjen e ujit duke telefonuar në numrin 193.
Komuna kumtoi se po e monitoron nga afër situatën dhe mbetet në dispozicion të qytetarëve. Në lokacionet ku kanë ndodhur derdhje të ujërave të zeza, sonte NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” do të kryejë larjen dhe dezinfektimin e rrugëve. Banorët e Kumanovës tregojnë se me vite të tëra problemet e njëjta kanë ndodhur në disa vende në qytet, gjatë reshjeve të dendura të shiut, veçanërisht aty ku ka mungesë rë kanalizimeve atmosferike




