1000 ditë luftë në Gaza dhe mbi 73 mijë viktima

Sot është dita e 1000-të e luftës në Rripin e Gazës, e cila filloi kur grupi militant palestinez Hamas e sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, dhe në të cilën deri më tnai jetën e humbën mbi 73.000 njerëz.

Në rajon ka luftë në Iran dhe trazira të vazhdueshme në Liban, ndërsa nuk është arritur armëpushimi, përderisa marrëveshjet e pëkohshme shpesh shkelen.

Fati i mbi dy milionë palestinezëve në Gazë, të cilët janë kryesisht të zhvendosur dhe jetojnë mes rrënijave, mbetet i paqartë.

Izraeli, sipas marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit që hyri në fuqi më 10 tetor të vitit të kaluar, kontrollon mbi gjysmën e territorit të Rripit, por Qeveria në Jerusalem do ta zgjerojë atë në rreth 70 për qind.

Qasja drejt territorit është rreptësisht i kufizuar, ndërsa hapat e mëtejshëm drejt ndërprerjes së zjarrit, përfshirë edhe çarmatimin e Hamasit, janë në stagnim.

Sulmet izraelite dukshëm janë ulur pasi që ndërprerja e zjarrit hyri në fuqi, por vazhdojnë pothuajse çdo ditë, duke vrarë së paku 1.000 palestinezë nga tetori i kaluar.

Kombet e Basshkuara (KB) dje paralajmëruan sse zgjerimi i operacioneve të Izraelit në Gazë e rritë rrezikun nga vdekja e civilëve në 2rajone pa demarkacion të qartë në terren”.

Diplomatët e angazhuar në ndërmjetësimin në negociatat paqësore vlerëssojnë se armatimi i rëndë i Hamasit është pengesa kryesore për përparim të mëtejmë të marrëveshjes.

Çarmatimi i Hamasit do ta hapte rrugën për hapa të tjerë, përfshirë dhe administratën e re në Gazë dhe sistemim të fircave ndërkombëtare për sstabilizim për sigurim dhe ripërtëritje të territorit.

Palestinezët në Gazë pohojnë se po u pakësohet fuqia, ndërsa organizatat për distribuim të ndihmës raportojnë se po bëhet jashtëzakonisht e vështirë qasja drejt rajoneve të goditura për shkak të mbylljes së vendkalimeve kufitare.

Në gusht të vitit të kaluar në Rripin e Gazës u shpall gjenjde urie, ndërsa ekspertët pohojnë se prej atëherë situata është përmirësuar dukshëm, edhe pse mbetet e rëndë.

Situata e paqartë në Rripin e Gazës ka efekt të keq edhe ndaj zgjedhjeve që këtë vjeshtë duhet të mbahen në Izrael, në të cilat kryeministri Benjamin Netanjahu kandidon edhe për një mandat.

Sipas anketës së Institutit izraelit për demokraci të publikuar muajin e kaluar, mbi 60 për qind e izraelitëve konsiderojnë se Netanjahu nuk duhet të kandidojë sërish.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm