Komuna e Çairit njofton se është larguar kiosku “Ali Tobacco” te vendkalimi në Bit Pazar

Komuna e Çairit, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, realizoi largimin e konstruksionit të kioskës “Ali Tobacco”, e cila ndodhej pranë vendkalimit për këmbësorë në zonën e Bit Pazarit dhe për vite me radhë zinte një pjesë të trotuarit dhe hapësirës publike, kumtoi sot pasdite shërbimi për shtyp i komunës.

Me këtë ndërhyrje, qytetarëve u rikthehet një hapësirë e rëndësishme publike, duke mundësuar lëvizje më të lirë dhe më të sigurt për këmbësorët, si dhe përmirësim të funksionalitetit të zonës.

“Komuna e Çairit do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me aktivitete të ngjashme në lokacione të tjera, me qëllim lirimin e hapësirave publike, forcimin e rendit urban dhe krijimin e një mjedisi më funksional për qytetarët”, thuhet në kumtesën

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm