Në takimin e krerëve të VLEN-it dhe Kryeministrit Mickoski që po zhvillohet sonte në mbrëmje pritet që të shqyrtohen propozimet për zëvendësime të disa ministrive. TV21 mëson jo zyrtarisht nga burime të brendshme në qeveri se propozimi i partnerëve të koalicionit shqiptar për Ministër të Ekologjisë do të jetë Muhamed Hoxha, i cili pritet të zëvendësoj Izet Mexhitin në këtë resor pasi ai u zgjodh kryetar i Komunës së Çairit.
Hoxha ka qenë zëdhënës i qeverisë si kuadër i BDI-së, kur integristët ishin në qeverisje me LSDM-në. Ky propozim pritet të jetë një nga temat e diskutimit. Se a do të pranohet nga Mickoski, pritet të ketë një njoftim zyrtarë pas takimit ose eventualisht gjatë ditës së nesërme.
Jozyrtarisht, rikonstruimi mund të prekë edhe zëvendësit, ku në MPB në vend të Astrit Isenit, të propozohet Bekim Ramadani.
Deputetja Saranda Imeri nga VLEN në emisionin HAJDE FLASIM, tha se analizat për emrat e rinj të ministrave bëhen në bazë ta përformancave të ministrave.




