Gazeta britanike “Telegraf” bëri të ditur se presidenti ukrainas Volodimir Zelenskey, në një takim me dyer të mbyllura i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që SHBA ta furnizojë Ukrainën me raketa “Tomahavk”.
Zelenskey ka theksuar se raketat “Tomahavk” mund ta detyrojnë presidentin rus Vladimir Putin në bisedime paqësore.
Zelenskey në një intervistë pas takimit me Trampin deklaroi se presidenti amerikan është i “gatshëm ta shqyrtojë kërkesën e tij për raketa kryqëzuese me rreze të gjatë veprimi”.
Raketa “Tomahavk” ka një rreze veprimi deri në 2,400 kilometra dhe një kokë luftarake prej 450 kilogramë.
Ndryshe, ish presidenti amerikan Xho Bajden refuzoi të furnizonte Ukrainën me raketa “Tomahavk”.