E diel, 28 Shtator, 2025
19.8 C
Skopje

Ademi për anketën e “Market Vision”: Sa më shumë afrohet 19 tetori, aq më e madhe bëhet diferenca

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, duke komentuar anketën e sotëm nga agjencia “MArket Vision” dhe të publikuar nga VMRO-DPMNE, ka deklaruar se as agjencitë e paguara me para qeveritare nuk mund ta fshehin realitetin politik.

“Edhe me gjithë ‘inxhinierinë’ për të zvogëluar shifrat, qytetarët po e thonë qartë: mjaft me nënçmim dhe vasalitet! Sa më shumë që afrohet referendumi i 19 tetorit, aq më e madhe bëhet diferenca”, theksoi Ademi.

Deklarata e plotë e Arbër Ademit:

As agjencitë e paguara me para qeveritare nuk mund ta fshehin realitetin: Aleanca Kombëtare për Integrim është shumë, shumë përpara.

Edhe me gjithë “inxhinierinë” në shifra për të zvogëluar dallimin, qytetarët po e thonë qartë: mjaft me nënçmim dhe vasalitet!

Sa më shumë që afrohet referendumi i 19 tetorit, aq më e madhe bëhet diferenca!

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm