Aktorja Teuta Ajdini-Jegeni, dirigjentja e korit prof. Letka Dimovska-Polizova dhe producenti dhe promovuesi i artit mqedonas Ivo Jankoski janë fituesit e çmimit shtetëror “11 Tetori” për njohjen më të lartë për vepër jetësore në vitin 2025 në fushën e shkencës, artit.
Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “11 Tetori” sot shpalli vendimin për ndarjen e njohjes më të lartë për vepër jetësore në vitin 2025 në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik.
Në fushën e shkencës dhe arsimit, çmimi shtetëror i jepet Prof. Dr. Konstantin Dimitrov, inxhinier mekanik, dhe akademikut Gligor Jovanovski, kimist.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 11 tetor të vitit 2025 në orën 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Këshilli për ndarjen e çmimit.