Ambasada e Kosovës në RMV organizoi pritje me rastin e 17 vjetorit të Kosovës, Presidentja Siljanovska njëra nga pjesëmarrëset

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut organizoi një pritje për shënimin e 17-vjetorit të shtetësisë së Kosovës.

Pjesëmarrës në ngjarje ishin Presidentja Siljanovska-Davkova, Kryetari i Kuvendit Gashi, Zëvendës Kryeministrat Mexhiti dhe Fetai, Ministrat Taravari e Toshkovski, kryetarët e komunave, deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

”U nderuam me pjesëmarrjen e Presidentes së Republikës Siljanovska-Davkova, Kryetarit të Kuvendit Gashi, Zëvendës Kryeministrave Mexhiti e Fetai, Ministrave Taravari (MSH) e Toshkovski (MPB), Kryetarit të Tetovës Kasami dhe Komunës së Çairit Ganiu, kryetarët e tjerë të komunave, zv Ministra, deputetë, Ambasador dhe kori diplomatik, bartës të dikastereve shtetërore, lider politik e intelektual të shumtë.

Vlerësojmë pjesëmarrjen e të gjithë të pranishmëve në kremtimin e ditës sonë shtetërore.

Falenderojmë sponzorët tanë: ATS Group (Sponzor Gjeneral) dhe Dauti Commerce e Vezë Sharri për mbulimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për ne. Mirënjohje tenorit Mustafa Imeri për performancën e ti” thuhet në komunkatën për media të Ambasadës së Kosovës në Maqedoni të veriut

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm