Ambasada e SHBA-së në Shkup njoftoi se duke filluar nga 15 korriku 2026, për Shërbimet e Shtetasve Amerikanë (pasaporta dhe shërbimet noteriale) nuk do të pranohen më pagesa me para në dorë, kartela krediti apo forma të tjera pagese në sportelin konsullor, përcjell TV21. Sipas njoftimit, të gjitha pagesat duhet të kryhen paraprakisht online përmes portalit zyrtar Pay.gov. Shtetasit amerikanë duhet të printojnë konfirmimin elektronik të pagesës dhe ta paraqesin atë gjatë takimit të tyre në Ambasadën e SHBA-së në Shkup. Për më shumë informacione, Ambasada u rekomandon qytetarëve të konsultojnë faqen e saj zyrtare.




