E mërkurë, 29 Tetor, 2025
13.8 C
Skopje

Ambasada gjermane: KFOR-i shtyllë kyçe e sigurisë në Ballkan

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, me të cilin ka biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor

Në një njoftim të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë thuhet se KFOR-i vazhdon të jetë një shtyllë kyçe e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

Më tej, në njoftim ambasadori citohet të ketë shprehur vlerësimin e tij për punën e jashtëzakonshme të KFOR-it dhe i falënderoi për shërbimin në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Ai u takua gjithashtu me komandantin e kontingjentit gjerman të KFOR-it, Kolonel Muller”, thuhet në njoftim.

Në fund, Rudolph thuhet të ketë mësuar më shumë rreth kontributeve të rëndësishme të ushtarëve gjermanë që shërbejnë në KFOR dhe i falënderoi ata për përkushtimin dhe angazhimin e tyre.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm