E enjte, 16 Tetor, 2025
13.8 C
Skopje

Ancelotti ka gjetur “Toni Kroos e ri” te Brazili

Brazili po përshpejton drejt Botërorit 2026. Mini-cikli i Carlo Ancelottit ka sjellë frymë të re te “Seleção”, pas tri vitesh të vështira. Nën drejtimin e “Carlinhos”, siç e quajnë me dashuri teknikun italian, Brazili ka rigjetur stabilitetin dhe identitetin. Në qendër të këtij projekti qëndron një figurë; Bruno Guimarães.

Mesfushori i Newcastle është i vetmi që ka luajtur titullar në 5 ndeshjet me Ancelottin, duke u bërë shtylla e kombëtares. Statistikat flasin qartë: 67% duele të fituara, 5 topa të rikuperuar për ndeshje, 87% saktësi pasimesh, një gol dhe një asist në 439 minuta lojë. Për shumëkënd, “Brazili i së ardhmes do të jetë Bruno dhe 10 të tjerë”.

“Ancelotti më ka dhënë besim, po jetoj momentin më të mirë timin me kombëtaren”, – tha Bruno, i cili pritet të bëhet një nga kapitenët e 5 herë kampionëve të botës. Vetë Ancelotti e kishte kërkuar që në kohën e Real Madridit për të zëvendësuar Casemiron. Sot e ka më në fund nën urdhrat e tij. Bruno është “zgjatimi” i Ancelottit në fushë; ai që mendon, organizon dhe udhëheq. Me të, Brazili ka rigjetur ekuilibrin dhe besimin për triumf më 2026.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm