E shtunë, 1 Nëntor, 2025
6.8 C
Skopje

Arsim Dalipi: Para se të hesht fjala, dua të flas zemra

Të kthejmë faqen dhe të nisim kapitullin e ri BASHKË
Të nderuar qytetarë të Strugës sonte, përfundon një kapitull i rëndësishëm i kësaj fushate dhe nis heshtja zgjedhore.
Para se të hesht fjala, dua të flas zemra.
Kjo fushatë ka qenë eksperienca më e bukur deri tani…
Dua të falënderoj secilin prej jush që ishtë pjesë e kësaj fushate , ata që ishin pranë nesh në çdo moment, ata që na dëgjuan, ata që na falën kohë, energji, ide dhe besim. Faleminderit për çdo dorë që u zgjat, për çdo buzëqeshje të dhuruar, për çdo fjalë që më dha forcë.
Faleminderit të rinjve që e mbajtën gjallë entuziazmin, zonjave dhe zotërinjve të përkushtuar që besuan në mundësinë e ndryshimit, dhe çdo familjeje që na priti me dashuri e respekt. Kjo fushatë nuk ishte vetëm për zgjedhje por ishte për Strugën tonë, për dinjitetin, për shpresën, për krenarinë që duam ta rikthejmë!
Të dashur qytetarë, jeni përpara zgjedhjes për familjen, zhvillimin, mirëqenien dhe vizionin për qytetin që ne kemi ëndërruar gati se një jetë të tërë.
 -Vota për mua është votë për dinjitet
 -Vota për mua është votë për shpresë
 -Vota për mua është votë krenarie
 -Vota për mua është votë për ardhmërinë e fëmijëve tanë
Unë besoj se është koha për një gjeneratë të re lidershipi në Strugë.
Një gjeneratë që dëgjon, që bashkon, që punon me zemër.
Dhe dua të theksoj se në tavolinën tonë të madhe ka vend për të gjithë edhe për ata që nuk ndajnë të njejtin mendim me ne.
Struga meriton më shumë, ju meritoni më shumë
Struga meriton drejtim të ri
Struga meriton jetë
Në 2 nëntor do triumfojë STRUGA
BASHKË PËR STRUGËN
BASHKË PËR TË ARDHMEN
(Postim në facebook)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm