Avioni del nga pista, piloti tapë nga alkooli

Një pilot dhe bashkëpiloti i tij u arrestuan pasi rezultuan pozitivë në testet për alkool, pasi avioni që po drejtonin doli nga pista gjatë uljes në Nigeri. Byroja Nigeriane e Hetimit të Sigurisë e ekzaminoi çiftin e drejtuesve të mjetit fluturues pas aksidentit në Aeroportin Ndërkombëtar të Port Harcourt.

Përveç kësaj, një anëtar i ekuipazhit rezultoi pozitiv për kanabis. Të 103 personat në bord të Boeing 737 në kohën e incidentit mbetën të padëmtuar. Air Peace, kompania që operoi fluturimin, tha se piloti 64-vjeçar është shkarkuar nga puna për mosrespektim të rregullave të sigurisë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm