Nga Dion Ratkoceri, Hagë
Mbrojtësi i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, avokati Rodney Dixon, në paraqitjen e fjalës përfundimtare sot tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka qenë në pozitë të rehatshme gjatë procesit gjyqësor. Ai tha se trupi gjykues nuk i ka sqaruar çështjet kontestuese deri në fund edhe pse ka bërë pyetje të shumta.
“Ne gjatë gjithë kohës kemi thënë se prokuroria ka qenë rehat dhe nuk është cenuar dhe nga ana tjetër dhe nga ana tjetër ka pasur shqetësim minimal dhe shumë pak pyetje plotësuese kanë ndodhur. për shembull pash të gjitha të dhënat. E pash numrin e minutave të shpenzuar nga ju të nderuar gjykatës ndërkohë që pyetjet kanë qenë të shumta. Të nderuar gjyqtarë, në mund ta bëjmë një debat shumë me rëndësi të pafund për të drejtën zakonore, për të drejtën civile për sistemin inkuizitor e të tjerë, jam i sigurt që ky është një debat që do të zhvillohet nga gjykatat e tjera në të ardhmen”, tha Dixon.
Dixon theksoi se pyetjet që i kanë parashtruar gjyqtarët janë cituar 36 herë në raport me të mbrojturin e tij, ndonëse prokuroria nuk ka prezantuar asnjë provë materiale që lidhet me to.
“Megjithatë, nuk është se do te shtjelloj në hollësi këtu, por dua të them se pavarësisht nga metodat e përdorura edhe me provat të cilat kanë dalë nga pyetjet tuaja, ju të nderuar gjyqtarë nuk ishit në gjendje t’i sqaroni gjërat deri në fund. Ju besoj se keni vënë re që ZPS-ja ka cituar pyetjet tuaja të nderuar gjykatës 36 herë janë pyetjet që i keni bërë ju vetëm me çështjet e Zbulimit dhe Kundër-Zbulimit dhe pavarësisht se nuk ekziston asnjë provë për vërtetimin e qëndrimit të prokuroisë ndaj z. Veseli, pyetjet kanë qenë të shumta”, deklaroi Dixon.
Dixon ka thënë se provat nga Serbia, nuk mund të trajtohen sikur dele që kalojnë gjatë natës.
“Është mirë që të shikohet konteksti më i gjerë i zhvillimeve. Ju nuk mund të injoroni atë çfarë ka bërë Serbia, sikurse Serbia të ishte thjesht dele që të kalonin gjatë natës. Ky është rast klasik i dy standardeve i ZPS-së. Dëshmitë tregojnë se sistemi i apartheidit është ushtruar nga Serbia në këtë kohë. Ndërkohë që autorët e veprave kërkuan pajtim në Afrikën e Veriut dhe kërkuan ndjesë për atë çfarë kishin bërë, në Kosovë arkitektët serbë dhe ekzekutuesit bënë të kundërtën; ata akuzuan personat që kanë vuajtur në atë sistem dhe kërkuan që këta që kishin vuajtur të gjykoheshin. Ata jo vetëm kaq, por edhe dhanë provat që kjo të bëhej. Për t’ju thënë ndërkombëtarëve se këta të UÇK-së janë rrugaçë, të paditur“, deklaroi avokati i Veselit.




