E shtunë, 18 Tetor, 2025
11.8 C
Skopje

Bajram Rexhepi: Të dielën dilni votoni të lirë, për Tetovën që duam ta ndërtojmë bashkë!

Kandidati i AKi-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Tetovës që të dalin në votime të dielën më 19 tetor, për të votuar siç shkruan ai, të lirë, me bindje dhe me krenari.
Për Bajram Rexhepin, vota nuk është vetëm për të si kandidat por është votë për ”Tetovën qe e duam dhe që do ta ndërtojmë bashkë”
Postimi i plotë i Bajram Rexhepit
I dashur bashkëqytetari im tetovar,
Unë e di se secili nga ju e do këtë qytet. Secili në mënyrën e vet, disa kujdesen më shumë, disa më pak, por të gjithë e mbajmë Tetovën në zemër.
Kaluam një fushatë të gjatë, intensive dhe dinjitoze. Trokitëm në çdo derë, vizituam çdo lagje, çdo vendbanim e çdo fshat. Biseduam zemërhapur, shkëmbyem ide, dëgjova shqetësimet tuaja dhe ndjeva dashurinë tuaj për Tetovën tonë.
Nga çdo takim mora besim, nga çdo shikim mora forcë, dhe nga çdo fjalë motivin për të mos u ndalur.
Të dielën, më 19 tetor, ju ftoj të dilni dhe të votoni të lirë, me bindje dhe me krenari. Votoni për dinjitetin që Tetova e meriton, për shpresën që e kemi ndezur bashkë, për punën që na pret nga e hëna.
Kjo nuk është një votë për mua, është votë për të ardhmen tonë të përbashkët, për Tetovën që duam dhe që do ta ndërtojmë bashkë.
I juaji,

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm