Tifo-grupi “Ballistët” i klubit futbollistik KF Shkëndija ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë që kërkojnë mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar, shkruan gazeta KOHA.
Përmes një njoftimi publik, “Ballistët” kanë ftuar anëtarët e tyre, studentët dhe qytetarët e tjerë që t’u bashkohen protestave në mbështetje të së drejtës për arsim dhe provime në gjuhën amtare.
“Mbështetje për studentët që provimi i tyre të mbahet në gjuhën shqipe. Ftohen anëtarët tonë që janë student apo të tjerë, të marrin pjesë në protestë”, thuhet në thirrjen e tifo-grupit tetovar.
Mbështetja e “Ballistëve” vjen në prag të protestës së studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë realizimin e të drejtës ligjore për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. (koha.mk)




