E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
8.8 C
Skopje

Bexheti: Deputetët e BDI-së do të vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të Frontit Europian

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti sot në një konferencë për shtyp sot tha deputetët e BDI-së do të vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të Frontit Europian

I pyetur për largimin e Ziadin Selës, ai tha ata kanë vendosur të funksionojnë të pavarur dhe se e përshëndesin dhe i mbsështesin që i parti opozitare përsëri të kenë bashkëpunim.

“Sa e pashë kumtesën e tyre ato do të vazhdojnë të jenë opozitë dhe se ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, tha Bexheti.
Bexheti tha se deputetët tanë do të vazhdojnë të funksionojnë si grup parlamentar i Frontit Europian.

Bexheti foli edhe për rritjen e pagave në vend ku tha se Maqedonia e Veriut ka pagën minimale më të ulët në rajon.

Ai tha se mbështesin kërkesën e Lidhjes së Sindikatave për rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm