Bizneset në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi e ndajnë vendin e dytë me 5.6 për qind, ndërkohë që pason Bosnja me 5.3 për qind, Kosova e parafundit me 4 për qind dhe e fundit – çuditërisht mbetet Serbia me vetëm 1.8 për qind të bizneseve serbe që përdorin Inteligjencën Artificiale në punën e tyre të përditshme. Përveç IA-së, bizneset në Shqipëri renditen të parat edhe në vlerësimin nëse përdorin gjerësisht teknologji të tjera. Maqedonia këtu renditet e treta, pas Malit të Zi dhe e fundit sërish Serbia
Shkup, 20 gusht – Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me rajonin dhe vendet e Bashkimit Evropian, bizneset shqiptare janë duke e përdorur Inteligjencën Artificiale (IA) me shumë se ato të rajonit në Ballkanin Perëndimor, madje më shumë se BE-ja. Sipas raportit të fundit “Ëestern Balkans Digital Economy and Society index 2024” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, bizneset shqiptare kryesojnë Ballkanin Perëndimor për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA) dhe teknologjive të avancuara. Të dhënat tregojnë se në vitin 2024, 12% e ndërmarrjeve shqiptare përdorin IA-në, nivel ky mbi dyfishin e mesatares rajonale prej vetëm 5% dhe mbi nivelin mesatar të Bashkimit Europian, që arrin në 7%.
Bizneset në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi e ndajnë vendin e dytë me 5.6 për qind, ndërkohë që pason Bosnja me 5.3 për qind, Kosova e parafundit me 4 për qind dhe e fundit – çuditërisht mbetet Serbia me vetëm 1.8 për qind të bizneseve serbe që përdorin Inteligjencën Artificiale në punën e tyre të përditshme. Përveç IA-së, bizneset në Shqipëri renditen të parat edhe në vlerësimin nëse përdorin gjerësisht teknologji të tjera. Maqedonia këtu renditet e treta, pas Malit të Zi dhe e fundit sërish Serbia.
Analiza e të dhënave në rreth 33 për qind të ndërmarrjeve në rajon e ka vendosur Shqipërinë mbi mesataren e rajonit me 31 për qind dhe në nivel të krahasueshëm madje me BE-në, 32%. Në Shqipëri, 54 për qind të biznesit përdorin teknologji të reja krahasuar me 41% në rajon dhe 38% në BE. Shqipëria kryeson gjithashtu edhe në përqindjen e lartë të kompanive që përdorin rrjetet sociale dhe mjete të tjera të komunikimit digjital sesa vendet fqinje. Maqedonia renditet e katërta, derisa Serbia renditen e dyta, e treta Mali i Zi dhe Kosova e fundit.

Megjithatë, raporti i KBR-së thekson se rritja e përdorimit të teknologjive të avancuara nuk po shoqërohet gjithmonë me aftësi të mjaftueshme digjitale të fuqisë punëtore, çka mund të kufizojë përfitimet afatgjata.
“Bizneset përgjithësisht në rajon janë më të prirura të përdorin teknologjinë për të shmangur kostot që po vijnë nga mungesa e fuqisë punëtore në vend. Anketat rajonale kanë treguar se bizneset janë më të shqetësuarat për mungesën e punonjësve në të gjitha nivelet. Vitin e kaluar, vetëm 43 për qind e e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor arritën një nivel bazik të intensitetit digjital, krahasuar me 58% në BE”, thuhet në Analizën e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ndërsa konstatohet se megjithatë, angazhimi online përmes mediave sociale po përmirësohet gradualisht.
“Në vitin 2023, 26 për qind e ndërmarrjeve në rajon përdorën dy ose më shumë lloje platformash të mediave sociale, pak më poshtë mesatares së BE-së prej 31%. Vitin e kaluar (2024), kjo përqindje u rrit në 32 për qind. Përdorimi i teknologjive të avancuara digjitale gjithashtu tregon përparim në vitin 2024. Gjithashtu, përdorimi i ‘cloud computing’ vitin e kaluar u rrit në 26 për qind, megjithatë mbetet pas mesatares së BE-së prej 38 për qind. Adoptimi i analizës së të dhënave u rrit ndjeshëm në 31 për qind, duke ngushtuar pothuajse diferencën me BE-në, nga vetëm 6 për qind në vitin 2020”, thuhet në Raport.





