E diel, 20 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Brighton vë kushte për skuadrën që kërkon trajnerin De Zerbi, kërkon shuma marramendëse

Emri i trajnerit italian Roberto De Zerbi, që aktualisht drejton ekipin e Brighton në Premier League, është lakuar shumë kohët e fundit.

Ai është përfshirë si kandidat për stolin e Liverpool, Barcelona apo Bayern Mynih.

Gjithsesi, për ekipin që synon të marrë trajnerin 44-vjeçar nuk ka për të qenë e lehtë t’ia shkëputë atë ekipit të Brighton. Ky i fundit ka bërë me dije se De Zerbi mund të largohet vetëm nëse klubi i ri do të paguajë 15 milionë euro kompesim.

De Zerbi ka një kontratë deri në vitin 2026 me Brighton, ekip me të cilin po paraqitet mjaft mirë.

Skuadra angleze luan për herë të parë në Europë dhe këtë sezon ndodhet në mesin e renditjes së Premier League.

Trajneri Pep Guardiola ka folur me superlativa për lojën e italianit, duke ia këshilluar edhe Barcelonës. Gjithsesi, për momentin De Zerbi drejton pa shumë shqetësime Brighton, por duket se mund të ndryshojë shpejt skuadër.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm