Kandidati i VLEN-it për kryetar të Tearcës, Daut Memishi në “Debate zgjedhore” në TV21 ka shpalosur prioritetet e tij që kanë të bëjnë me bujqit, sportin dhe arsimin e kulturës.
“Këto ditë jemi takuar me bujqit dhe ata kanë shprehur kërkesën që të kenë një njësi rajonale në komunën e Tearcës, sepse për fat të keq, në gjithë këto vite qeverisje nuk është arritur një lokacion dhe një njësi rajonale për bujqit e Tearcës kurse gjitha komunat përreth e posedojnë një njësi rajonale. Ata kanë problem edhe me sistemin e vaditjes. Ne kemi bërë takim me Ministrinë e Bujqësisë, sepse ekziston një kanal, por nuk arrin uji të vijë deri te fushat tona. Jemi të fokusuar edhe në sferën e sportit, sepse kam qenë pjesë aktive e sportit dhe ne jemi të fokusuar për një stadium që ndodhet në fshat, ta kthejmë në gjendje të mirë sepse ai është në gjendje të mjerueshme. Gjithashtu, me veteranët e arsimit ne kemi përpiluar edhe Platformën për arsim dhe kulturë”, tha Memishi.