Buna Sherifi dhe Ron Bilalli në arenën prestigjioze botërore të karatesë

Klubi i Karatesë Shkëndija nga Tetova do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut me dy sportistët e vetëm në njërën nga garat më prestigjioze ndërkombëtare të karatesë për të rinj, Karate One Youth League, e cila do të mbahet në Fujairah, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga 11 deri më 16 shkurt.

Në këtë manifestim botëror do të marrin pjesë Buna Sherifi dhe Ron Bilalli, të cilët janë përzgjedhur si përfaqësuesit e vetëm nga Maqedonia e Veriut, duke e bërë pjesëmarrjen e tyre edhe më domethënëse për sportin vendor.

Sportistët do të udhëhiqen dhe shoqërohen nga trajneri i klubit, i cili do të jetë i pranishëm gjatë gjithë garës për mbështetje profesionale dhe përgatitje taktike. Ky sukses organizativ dhe sportiv është rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit të klubit, si dhe i angazhimit të drejtpërdrejtë të Vegim Muratit, i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm në realizimin e kësaj pjesëmarrjeje.

Klubi i Karatesë Shkëndija u ka uruar sportistëve suksese dhe paraqitje dinjitoze, duke shprehur besimin se ata do ta përfaqësojnë me krenari vendin dhe klubin në këtë arenë elitare ndërkombëtare.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm