E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
10.8 C
Skopje

Buxheti për vitin 2026, debati për amandamentet vazhdon nesër në mesditë

Komisioni i Kuvendit për Financim dhe Buxhet nesër në mesditë do të vazhdojë debatin e amandamentit për Propozim-Buxhetin për vitin 2026, njoftoi nënkryetarja e Komisionit, Jovanka Trençevska, duke mbyllur ditën e dytë të debatit të amandamentit.

Gjatë debatit të sotëm u shqyrtuan dhe u refuzuan 10 amendamente, me të cilat deputetët kërkuan mjete shtesë për Ministrinë e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Agjencinë për Inovacione, për paga më të larta në polici, …

Për propozim-buxhetin për vitin 2026 janë paraqitur rreth 200 amendamente.

Me propozim-buxhetin për vitin 2026, rritja ekonomike parashikohet në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor në 3,5 përqind të PBB-së.

Të ardhurat totale parashikohen në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet totale në 413,9 miliardë denarë, kurse investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë (650 milionë euro)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm