ChatGPT në rolin e prindit, rrëfimi i një nëne bën bujë në TikTok

Prindërimi në epokën e inteligjencës artificiale po hyn në një fazë të re. Lilian Schmidt, një nënë 32-vjeçare nga Zvicra, ka nxitur diskutime të zjarrta në rrjet pasi u bë virale për mënyrën jo të zakonshme të përballjes me sfidat e përditshme të mëmësisë: ajo përdor ChatGPT si bashkëprind. Schmidt, e cila jeton në Cyrih dhe punon si stratege e markës, ka ndërtuar një komunitet prej më shumë se 21 mijë ndjekësish në TikTok, ku ndan këshilla praktike dhe “prompts” për prindër që duan ta bëjnë jetën më të lehtë duke përdorur inteligjencën artificiale. “Katër muaj më parë, arrita në një pikë ku isha emocionalisht dhe fizikisht e rraskapitur. Atë ditë, vendosa ta përdor ChatGPT-në si bashkëprind – dhe jeta ime ndryshoi”, rrëfen ajo.

Për Lilian, ChatGPT nuk zëvendëson babain e vajzës apo kujdesin real ndaj fëmijës, por shërben si një asistent digjital që ndihmon në marrjen e vendimeve të përditshme: planifikimin e vakteve me përbërësit që ka në shtëpi, hartimin e historive përpara gjumit, sugjerime për rutina gjumi dhe aktivitete edukative.

“Në thelb, po ia delegoj 97% të ngarkesës mendore të prindërimit”, shkruan ajo në një nga videot. Ndërsa shumë prindër e kanë përqafuar idenë dhe e kanë falënderuar Lilian për ndarjen e përvojës së saj, të tjerë janë shprehur skeptikë, duke hapur debat rreth kësaj qasjeje. Një përdorues në Twitter/X reagoi “pse nuk bashkëprindëron me babain e fëmijës në vend të një roboti?”, ndërsa një tjetër shkroi shkurt: “Kjo është e frikshme”. Për disa, rasti i Lilian është thjesht një shembull tjetër i mënyrës se si teknologjia po integrohet në çdo aspekt të jetës. Për të tjerë, është një shenjë alarmi për zbehjen e lidhjeve njerëzore dhe rrezikun e mbështetjes së tepruar te inteligjenca artificiale.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm