E enjte, 20 Nëntor, 2025
10.8 C
Skopje

Conte e nis me këmbë të mbarë te Interi (VIDEO)

Brozovic dhe Sensi kanë shënuar në fitoren e parë parasezonale të Interit, që e mposhti 2-1 Luganon. Antonio Conte e ka nisur me këmbë të mbarë te Interi, duke regjistruar fitoren e parë. Zikaltrit triumfuan 2-1 në miqësore ndaj Luganos, e para në vargun e të shumtave që do t’i kenë në përgatitjet për sezonin e ri 2019/20. Fillimisht, shënoi Stefano Sensi në minutën e 25’, i cili debutoi në mënyrën më të mirë te Interi.

https://streamable.com/izhb3

Kurse për 2-0 realizoi mesfushori tjetër, Marcelo Brozovic. Ai shënoi në fund të pjesës së parë.

https://streamable.com/8hovq

Në pjesën e dytë, dy skuadrat bënë shumë ndryshime dhe u shënuan vetëm edhe një gol, ai i nderit nga vendasit. Ishte futbollisti shqiptar, Leotrim Kryeziu, ai që shënoi për Luganon në miqësore kundër Interit.

Shqiptari shënoi për rezultatin përfundimtar 1-2 në minutën e 87’, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

https://streamable.com/ryfq7

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm