Në emisonn ”Hajde Flasim” në TV21. Arsim Dalipi iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, që siç tha nuk është lodër e askujt, në garë është futur si Arsim Dalipi dhe se kështu do jetë edhe kur të bëhet kryetar komune.
“Ta bëjmë qartë njëherë e mirë. Unë jam Arsim Dalipi dhe nuk jam kullë apo lodër e askujt dhe i kam hyrë në këtë garë si Arsim Dalipi, me mbështetjen e qytetareve që do ta dëshmojnë më 19 tetor. Dhe kur do të jem edhe kryetar komune, unë do të jem Arsim Dalipi, kryetar komune dhe askush tjetër. Ta kenë qartë gjithë opinioni. Dhe këto propaganda të ulëta nuk u ngjajnë”, tha Dalipi.
Sa i përket parkingjeve, Arsim Dalipi tha është problematike për qytetin e Strugës, por siç tha, në programine tij parashihet ndërtimi i tre parkingjeve, kryesisht nëntokësore dhe shtoi se mbi ta do të ketë shesh, qëndër sportive dhe hapësira për të bërë plazh. Dapili tha se pjesa më e madhe e parkingjeve do të jetë publike.
“E nëse bëhet një pjesë private, do të jenë çmime shumë të aksesueshme për qytetarët. Por do të tentojmë që pjesa më e madhe e parkingjeve të kthehen në parkingje publike për qytetarët e Strugës. Kemi platforma tjera që ta lehtësojmë parkingun me zona për turistë dhe për vizitorë, për shembull për turistë të huaj që vijnë, që pikat kufitare apo në aeroport të mund të merret kartë edhe me një software të caktuar, ato do ta dinë ku ka parkingje të lira në qytet, që mos të ketë nevojë të ndalen apo të pagojnë për pika të caktuara apo me sms-a edhe kështu me radhë. E njëjta gjë do të ketë edhe lehtësim edhe për qytetarët. Do të jetë kështu platforma”, tha Dalipi.