Dani Alves fiton gjyqin me shtetin spanjoll

Të enjten e kaluar, Gjykata e Barcelonës e dënoi Dani Alves me 4 vite e 6 muaj burg për shkak të sulmit seksual të një vajze 23-vjeçare në banjën e klubit të natës “Sutton” në Barcelonë, më 31 dhjetor 2022. “La Vanguardia” publikoi vendimin e seksionit të katërt të Dhomës Kontestimore-Administrative të Gjykatës Kombëtare, dërguar avokatit të futbollistit në të njëjtën ditë kur ai mësoi dënimin për përdhunim. Gjykata Kombëtare la në fuqi ankesën e paraqitur nga futbollisti brazilian ndaj procesit të hapur nga Thesari Spanjoll për pagesën e shërbimeve të një agjenti të FIFA-s. Me këtë vendim të ri, Thesari Spanjoll duhet t’i kthejë menjëherë 1.2 milionë euro Dani Alves. Megjithatë, kjo nuk do të jetë shuma totale që do të marrë ish-mbrojtësi i Barcelonës. Thesari Spanjoll duhet t’i kthejë brazilianit gjithsej 9.2 milionë euro. Sipas gazetës që publikoi këtë vendim, avokatët duan të përdorin këtë shumë miliona dollarëshe që Alves të kërkojë lirimin e përkohshëm deri në përfundimin e dënimit. Ky nuk do të ishte truku i vetëm që do të përdorte Inés Guardiola, avokatja e Dani Alves për ta nxjerrë nga burgu futbollistin. Tashmë ajo ka shprehur synimin për të apeluar dënimin me 4 vite e 6 muaj. Përveç kësaj, do të kërkojë lirim të Alves, pasi konsideron se rreziku i arratisjes së tij nuk ekziston.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm