Rreth 27 mijë qytetarë të Kosovës, që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, për zgjedhjet e 7 qershorit, mund ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sot (e shtunë).
Me fillim prej orës 07:00 varësisht prej lokacioneve, pritet të hapen kutitë e votimit në 47 vendvotime të vendosura në 17 ambasada dhe 13 konsullata, të cilat ndodhen në 18 shtete të ndryshme.
Votimi do të jetë i hapur nga ora 07:00 deri në ora 19:00.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për votim fizik në përfaqësitë diplomatike janë regjistruar gjithsej 27,724 shtetas të Kosovës.




