E shtunë, 18 Tetor, 2025
11.8 C
Skopje

Dioksidi i Karbonit po rrit më shpejt pemët në Amazonë

Pemët e Amazonës po bëhen më të mëdha. Rritja e tyre në përmasa është përllogaritur në 3.2% çdo 10 vjet, dhe ky fenomen po verifikohet në 30 vitet e fundit. Shkak është rritja e nivelit të CO₂. Fenomeni është studiuar dhe vëzhguar nga një grup ekspertësh nga bashkëpunimi mes universiteteve Cambridge e Bristol dhe është publikuar në revistën shkencore Nature Plants.

Analizimi i dimensioneve të pemëve është kryer në 188 zona të ndryshme, të cilat kanë qenë nën monitorim të vazhdueshëm në pyjet e Amazonës.

Sipas autorëve, pemët e mëdha janë shumë të nevojshme për përthithjen e CO₂ nga atmosfera dhe, përtej shqetësimeve për ndryshimet klimatike dhe pasojave që mund të rrjedhin, vërtetohet se efekti i dioksidit të karbonit në stimulimin e rritjes së tyre është i pranishëm.

Studimi tregon sesa e nevojshme është të mbahen dhe ruhen ekosistemet e shëndetshme, dhe pyjet natyrore kanë impakt të jashtëzakonshëm për jetën në Tokë. Amazon vijon të jetë “mushkëria e Botës”. Por, natyrisht, thirrjet janë për frenimin e shpyllëzimit të saj, pasi nuk mund të krahasohen benefitet e saj me ato të mbjelljes së pemëve të reja, proces i cili duhet të vazhdojë, por nuk mund të zëvendësojë rolin dhe impaktin e Amazonës.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm