E enjte, 30 Tetor, 2025
3.8 C
Skopje

Ditë informative për Planin operativ për punësim në Manastir

Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e Planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025, sot në sallën e kinemasë “Manaki” në Manastir do të mbahet ditë informative.

Në ditën informative në Manastir do të jenë të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Agjencia e Punësimit dhe Agjencia për mbështetjen e sipërmarrjes, si dhe përfaqësues nga komunat e Manastirit, Mogillës, Novacit, Resnjës dhe Demir Hisarit.

Në ditët informative janë të ftuara odat ekonomike, shoqatat e zejtarëve, shoqatat e të rinjve dhe të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të informohen më detajisht për Planin operativ për punësim dhe masa tjera të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Para fillimit të ngjarjes janë parashikuar deklarata për mediat nga zëvendës-ministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski dhe kryetari i komunës së Manastirit, Toni Konjanovski.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm