Dogana konfiskon rreth 600 fishekë në një autobus në Tabanoc (VIDEO)

Drejtori i Doganës, Boban Nikollovski, publikoi sot një video ku tregohet vendi në autobus ku ishin fshehur fishekët e zbuluar të enjten e kësaj jave

Bëhet fjalë për rreth 600 fishekë të gjetur në një autobus të kompanisë “Durmo Tours”, që qarkullonte në linjën Itali–Maqedoni, gjatë një kontrolli në pikën kufitare Tabanoc.“Inspektorët mobilë të doganës kanë vërejtur dëmtime në pjesën e jashtme të ventilimit të autobusit, pas çka në hapësirën e brendshme të ventilimit, mes rreth 50 paketimeve me kafe, kanë gjetur një kuti me gjithsej 580 fishekë, shumica e kalibrit 9 milimetra”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Autobusi është ndaluar dhe municioni është konfiskuar, ndërsa deri tani janë arrestuar dy persona. Prokuroria në Kumanovë ka nisur hetimet dhe nuk përjashton mundësinë që hetimi të zgjerohet edhe ndaj personave të tjerë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm