E mërkurë, 29 Tetor, 2025
13.8 C
Skopje

Drejtorët e M-NAV punësuan një zyrë avokatie prej 200 eurosh në orë pa tender

Ekipi menaxhues i Navigacionit të Maqedonisë (M-NAV) ka paguar një Zyrë avokatie për shërbime me një çmim prej 200 eurosh në orë, pa TVSH, raporton ” SDK.mk

Marrëveshja e siguruar nga portali, e përfunduar dhjetorin e kaluar, thotë se fillimisht brenda dy ditësh (48 orësh) Zyrë së avokatisë M-NAV do t’i paguhen 9,600 euro – para që thotë se janë vetëm për “momentin fillestar”.

“Për të gjitha këshillat e tjera ligjore që nuk mbulohen në Fazën 1 dhe Fazën 2, firma ligjore do të aplikojë tarifën standarde orare prej 200 eurosh (12,000 denarë) plus TVSH-në”, thuhet në kontratë, Ndërkaq poshtë kësaj shume të dakordësuar prej 4,800 eurosh, janë dhe plus 4,800 euro për dy ditë shqyrtim dokumentesh. Kjo pikë emërtohet për të ardhmen si “trajtimi i situatave të tjera ligjore”.

Ekipi menaxhues i M-NAV po paguan avokatë veçmas për betejën me Sindikatën e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, dhe jozyrtarisht, ka punësuar edhe avokatë ose zyra avokatie të  tjerëa, përveç punësimeve të shumta partiake të të diplomuarve në fakultetin juridik për të cilët nuk ka më as ambiente dhe karrige, si dhe këshilltarë të drejtorëve dhe të gjithë shërbimit ligjor në institucion, shkruan “SDK.mk”.

M-NAV është një shoqëri aksionare shtetërore përgjegjëse për kontrollin e fluturimeve mbi vend. Kompania nuk financohet nga buxheti i shtetit, por nga paratë që linjat ajrore paguajnë për fluturimet mbi Maqedoni, të cilat mblidhen dhe shpërndahen nga agjencia evropiane Eurocontrol. Navigacioni Maqedonas doli nga Agjencia e Aviacionit Civil, brenda së cilës ky funksion kryhej deri në vitin 2008.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm