E premte, 18 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Dy të tretat e buxhetit për librat e Kembrixhit

Shkup, 10 nëntor – Përgatitja e librave dhe programeve të Kembrixhit në Maqedoni, edhe vitin e ardhshëm do të thithë pjesën më të madhe të buxhetit të planifikuar për përgatitjen e programeve mësimore, e që kap rreth dy të tretat e buxhetit përkatës. Nga 79 450 000 denarë që janë planifikuar të shpenzohen në 2017 – ën për komplet zhvillimin dhe përgatitjen e programeve mësimore, vetëm për programet e arsimit të mesëm nga Qendrës Ndërkombëtare të Programeve Mësimore të Universitetit të Kembrixhit janë caktuar 52 800 000 denarë. Ndërkaq, për programet e njëjta të matematikës për arsimin fillor janë ndarë 1 000 000 denarë. Pra, në përgjithësi, 66.5 për qind e buxhetit të përgjithshëm të programeve mësimore do të shkojë për këtë qëllim. Ditë më parë, ministri Pishtar Lutfiu formalizoi vazhdimin e bashkëpunimit të MASH-it me këtë Qendër sa i takon programeve mësimore në arsimin e mesëm, kurse korniza financiare e këtij projekti është caktuar edhe në Programin e vitit të ardhshëm të MASH-it. E gjithë procedura e përgatitjes së programeve mësimore dhe përpilimit të librave shkollor kalon përmes Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, për të cilën janë ndarë gjithsej 286 063 000 denarë. Në ombrellën e BZHA-së janë edhe disa aktivitete të tjera, si kërkimet e politikave zhvillimore të arsimit apo edhe zhvillimi profesional i kuadrit mësimor. Mirëpo, në katër vitet e fundit kanë zënë një vend të posaçëm programet e bashkëpunimit me QNPM… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm