E vodhën tualetin prej ari, dy të arrestuar dhe tre kërkohen akoma (FOTO)

Tualeti prej ari me vlerë 4.8 milionë paund u vodh nga Pallati Blenheim në vitin 2019. Policia vazhdon kërkimet për të tjerët ndërsa kreu i grupit është dënuar. Grabitësit e përfshirë në vjedhjen e tualetit prej ari, me vlerë 4.8 milionë paund, janë ende në kërkim pas dënimit të dy anëtarëve të bandës, njoftoi policia britanike. Hajdutët hynë me forcë në Pallatin Blenheim dhe e hoqën tualetin disa orë pas një feste luksoze në shtator të vitit 2019. Michael Jones u shpall fajtor për planifikimin e grabitjes, ndërsa Fred Doe u dënua për konspiracion në shitjen e arit. Kreu i bandës, James Sheen, kishte pranuar më parë fajësinë.

Video e sigurisë tregojnë pesë burra gjatë grabitjes, por vetëm Sheen dhe Jones janë arrestuar. Gjykata dëgjoi se vepra artistike “America” u shkatërrua dhe u shit brenda pak ditësh.

Dyshohet se Sheen ka transferuar arin përmes kontakteve kriminale në Birmingham dhe ka tentuar ta shesë në Londër përmes Doe. Detektivi Bruce Riddell konfirmoi se hetimet vazhdojnë dhe u bëri thirrje qytetarëve të japin informacione mbi të dyshuarit e tjerë. Sheen u kap pas gjetjes së ADN-së dhe fragmenteve të arit në rrobat e tij. Ai është dënuar të paktën gjashtë herë që nga viti 2005 dhe ka udhëhequr grupe kriminale që kanë përfituar mbi 5 milionë paund nga mashtrimet dhe vjedhjet. Policia e Thames Valley synon të arrestoj të gjithë fajtorët, ndërsa një i dyshuar tjetër, Bora Guccuk, u shpall i pafajshëm.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm