Shkup, 31 janar – Filip Petrovski sot ka dorëzuar kandidaturën për president nga radhët e partisë opozitare VMRO-DPMNE, informon Koha.
Petrovski, ish drejtor i Arkivit shtetëror është pjesë e Lëvizjes “Maqedonia bllokon”. Në vitin 2011 në zgjedhjet parlamentare ka marrë pjesë me partinë e tij të re “E djathta demokratike” e cila më vonë i është bashkëngjitur VMRO-DPMNE-së.
Në thirrjen publike të VMRO-DPMNE-së për kandidaturë për zgjedhjen e presidentit të shtetit në zgjedhjet presidenciale është paraqitur edhe deputeti Vllatko Gjorçev.
Kandidati për president i kësaj partie duhet të zgjidhet më datën 16, muajin e ardhshëm në Konventën partiake në Strugë. Afati për paraqitjen e kandidaturave në VMRO-DPMNE, siç është lajmëruar më herët, skadon sonte në mesnatë. (koha.mk)