Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTKOM) sot kumtoi se më 2 shtator ka kryer një sulm ajror në Siri, ku është vrarë një nga planifikuesit kryesorë ushtarakë të grupit terrorist Al Kaeda.
Në kumtesën theksohet se është eleminuar Muhamed Abdulvahab al-Ahmad, anëtar i grupit Ansar al-Islam i lidhur me Al Kaedën.
Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, admirali Bred Kuper, deklaroi se forcat amerikane në Lindjen e Afërt po punojnë për të penguar dhe shkatërruar aktivitetet e grupeve terroriste që planifikojnë dhe kryejnë sulme.
“Forcat tona do të vazhdojnë të mbrojnë SHBA-në, aleatët dhe partnerët tanë në rajon dhe në mbarë botën”, theksoi Kuper.
Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja herë pas here ka sulmuar liderët e Shtetit Islamik dhe al-Kaedës në Siri, si pjesë e operacioneve të ti