Ministria e Shëndetësisë informon se nga dita e djeshme nuk ka ndryshime në numrin e pacientëve të shtruar në spitale. Në Shkup, gjithsej trajtohen 16 pacientë dhe janë në gjendje të mirë të përgjithshme. Prej tyre, gjashtë janë në Spitalin e Qytetit të Vjetër dhe SPQ 8 Shtatori dhe katër në spitale private.
Në Klinikën e Toksikologjisë në 24 orët e fundit janë pranuar 4 pacientë nga jashtë dhe pas analizave toksikologjike janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Të gjithë janë në gjendje të mirë të përgjithshme. Për sot nuk ka paralajmërim për kthimin e pacientëve të tjerë nga jashtë.
Gjatë ditës së djeshme te dy pacientë nga Selaniku ka përmirësim të caktuar dhe u eksubuan, të cilët u transferuan nga terapia intensive në repartin e kirurgjisë plastike. te pacientët e tjerë gjendja nga dita e djeshme është e pandryshuar.
Ministria e Shëndetësisë, thonë nga atje, edhe më tej me kujdes e ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar dhe mbetet në komunikim me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit dhe mbetemi të përkushtuar në sigurimin e kujdesit më të mirë të mundshëm për të lënduarit nga aksidenti në Koçan.




