E shtunë, 18 Tetor, 2025
11.8 C
Skopje

EWB: Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia e Lirisë dhe Drejtësisë nga Serbia janë bërë anëtarë të asociuar të PES

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe Partia e Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) e Dragan Gjilas nga Serbia sot janë bërë anëtarë të asociuar të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), pasi më parë kishin pasur statusin e vëzhguesit. Vendimi u mor nga Kongresi i PES, i cili është duke mbajtur takim këtë javë në Amsterdam, shkruan EWB.

Partia e Socialistëve Evropianë është një aleancë e partive evropiane të qendrës së majtë, e cila aktualisht ka 33 anëtarë të plotë dhe, pas vendimit të sotëm, 15 anëtarë të asociuar.

Sipas statutit të PES, anëtarët e asociuar kanë të drejtë të marrin pjesë në takimet në të cilat ftohen me të drejtën e shprehjes dhe të drejtën e iniciativës, por pa të drejtën e votës.

Kurti në fjalën e tij ka përmendur ato që sipas tij janë suksese të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ka shtuar se VV është krenare që tashmë është ngritur në statusin e anëtares së asoaciuar.

“Kosova ka kontribuar me modesti në ofrimin e një shembulli të prekshëm të asaj që mund të arrijnë politikat e vërteta progresive dhe social-demokratike. Këto arritje e bëjnë Vetëvendosjen edhe më krenare që është ngritur në statusin e anëtarit të asociuar”, ka deklaruar Kurti.(Express)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm