“Faleminderit Shqipëri”/ Rama për Diasporën: Shumica jashtë mendoi njësoj si ajo brenda vendit për integrim në BE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim falënderues me qytetarët në Sheshin Skënderbej në Tiranë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Pjesë nga fjalimi i Ramës

Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira deri më sot. Nuk ka fjalë të mjaftueshme pët të falënderuar gratë e burrat, vajzat e djemtë e familjes politike, e shtruan për 4 vite me radhë e së fundmi për 9 muaj jashtë kufijve, rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme.

Aq herë faleminderit sa janë anëtarë e anëtare që e bënë si duhet detyrën për këtë fitore. Aq herë faleminderit për cdo mbështetës e zgjedhës që erdhi me votën e tij drejt nesh, edhe pse nuk mund të jetë tradicionalisht votues yni.

Falënderim shqiptarëve të Greqisë, Italisë kudo, fantastik për nga numri i pjesëmarrësve, një ndër më të lartët se ato që kemi parë në Evropë. Përqafim nga zemra nga sheshi i Gjergj Kastriotit. Shumica jashtë Shqipërisë mendon njësoj si shumica brenda vendit, në rugën e integrimit. (Balkanweb.com)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm