E shtunë, 18 Tetor, 2025
11.8 C
Skopje

Fatmir Mediu në protestë: Sot s’ka e majtë dhe e djathtë, jemi të gjithë për kombin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është një nga deputetët që ka marrë pjesë në protestën në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë, raporton Euronews.al.

Mediu ka përcjellë një mesazh duke lënë mënjanë politikën, me qëllimin për të mbështetur një kauzë të drejtë.

“Mesazhi im është që jemi një komb. Ajo çfarë bëhet ndaj drejtuesve të UÇK-së është tendenca për të zhbërë historinë e kombit shqiptar dhe duhet të jemi të gjithë bashkë si shqiptar.

Disa përfaqësues janë dhe të PS dhe të PD, nuk kemi ardhur të bëjmë politikë, por për të mbështetur një kauzë të drejtë”, tha Fatmir Mediu. (Euronews.al)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm