E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
10.8 C
Skopje

Filloi aksioni i madhë “72 orë Shkup i pastër”

Prej para pllajës së Qendrës sportive “Boris Trajkovski” sonte filloi aksioni i madh “72 orë Shkup i pastër”. Në pllajën përpara qendrës sportive ndodhen dhjetëra kamionë, cisterna dhe makineri të gtshëm për pastrimin e Shkupit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski sot pas marrjes së funksionit të kryetarit paralajmëroi se sonte prej përpara Qendërs sportive “Boris Trajkovski” do të fillojë aksioni i madh “72 orë Shkup i pastër”.

“Në 72 orët e ardhshme, do të japim gjithçka nga vetja që qyteti i Shkupit të shkëlqejë, siç ua premtova praktikisht  ytetarëve të mi. Në mënyrë shtesë do të ndihmojnë dhe kolegët kryetarët e komunave nga brenda, do të përfshihen cisterna për larjen e rrugëve. Pas një kohe të gjatë, do t’i lajmë rrugët në kryeqytet, sheshi do të lahet sonte, keji do të pastrohet dhe lahet seriozisht, në mënyrë që pjesë-pjesë të rigjallërojmë dhe ndërmarrjet publike, për t’i rikthyer ato në normalitet”, tha Gjorgjievski.

Sonte para “Boris Trajkovskit” janë dhe kryetari i Komunës së Aerodromit Dejan Miteski, kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkovska Trajkoska dhe kryetari i Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski, të cilët dhanë mbështetjen e tyre iniciativës për një Shkup më të pastër dhe më të rregullt.

Mbështetje për aksionin dha dhe kryeministri, Hristijan Mickoski. Ai në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se “sonte ka aksion të madh për pastrimin e mbeturinave në Shkup”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm