E shtunë, 27 Shtator, 2025
14.8 C
Skopje

FMN: Tensionet tregtare ngadalësojnë rritjen ekonomike

Fondi Monetar Ndërkomëtar paralajmëroi se përshkallëzimi i tensioneve tregtare mund të dëmtojë rritjen ekonomike globale.

Në një raport të ri për parashikimin ekonomik botëror, FMN-ja gjithashtu paralajmëroi për rreziqet që mund të shkaktojë dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Për ekonominë botërore, FMN-ja parashikon tani rritje prej 3.5% në vitin 2019.

Në tetor, parashikimi ka qenë për 3.7%.

Sipas FMN-së, në këtë rënie kanë kontribuar tarifat tregtare që SHBA-ja dhe Kina ia kanë vënë njëra-tjetrës mbi mallrat e importuara, transmeton rel.

“Prioritet kryesor është që vendet t’i zgjidhin bashkërisht dhe shpejt mosmarrëveshjet e tyre tregtare dhe jo të ngrenë më tej barriera të dëmshme dhe të destabilizojnë një ekonomi globale tashmë të ngadalësuar”, tha FMN-ja.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm