Elon Musk mbetet personi i parë pasuria e të cilit vlerësohet se arrin 500 miliardë dollarë, sipas revistës amerikane “Forbs”, e cila përbëhet kryesisht nga aksionet e prodhuesit të automjeteve elektrike “Teslla” dhe kompanisë hapësinore “Spejs-x”.
“Forbs” e llogarit pasurinë e Maskut për rreth 150 miliardë dollarë më shumë se ajo e bashkëthemeluesit të “Orakll”, Leri Elison. Revista më vonë e uli pak vlerësimin e saj në 499.1 miliardë dollarë.
Pasuria e Maskut është më e vështirë për t’u vlerësuar se sa ajo e miliarderëve të tjerë, sepse shumë nga kompanitë e tij nuk janë të listuara në bursë.
Mask kaloi kufirin e 400 miliardë dollarë në dhjetor të vitit 2024, mes spekulimeve të investitorëve se Teslla do të përfitonte nga lidhjet e tij me presidentin amerikan të zgjedhur Donald Tramp. Ai shpesh e vizitonte Shtëpinë e Bardhë në fillim të mandatit të Trampit, por marrëdhëniet më vonë u përkeqësuan, ndërsa Trampi kërcënoi të reduktonte mbështetjen federale për kompanitë e Muskit.
Shitjet e “Tesllës” gjithashtu janë ulur, pjesërisht sepse disa blerës potencial u dekurajuan nga pikëpamjet politike të krahut të djathtë të Maskut dhe roli i tij në reduktimet federale dhe shkurtimet e shpenzimeve të shtetit.
Prej atëherë, aksionet e “Tesllës” janë rikuperuar, të mbështetura nga pritjet për rritje të robot-taksive dhe robotikës, dhe eventualisht një rritje të shitjeve përpara skadimit të stimujve federalë për automjetet elektrike në fund të shtatorit.
Portofoli i Maskut, gjithashtu, përfshinë platformën e mediave sociale “Iks”, zhvilluesin e inteligjencës artificiale “IksIA” dhe kompaninë për implantet e nervave “Neuralink”. Megjithatë, “Teslla” mbetet qendrore në pasurinë e tij.
Prodhuesi i automjetevë elektrike ofron një plan kompensimi me vlerë potencialisht një trilion dollarë i kushtëzuar nga arritja e një rritjeje tetëfish të vlerës së tregut, mirëmbajtja e Maskut si drejtor ekzekutiv dhe përmbushja e kushteve të tjera të performancës.