E enjte, 16 Tetor, 2025
9.8 C
Skopje

Funksionon si me magji, pse flemë më mirë me këmbën jashtë mbulesës

Ka një truk thuajse universal që funksionon gjithnjë përpara gjumit: nxjerrja e këmbës jashtë mbulesës. Ndodh thuajse pa kuptuar, sidomos kur mezi arrin të mbyllësh sytë. Shkenca ka një shpjegim për këtë. Sipas psikologes dhe specialistes së gjumit, Leah Kaylor, ky veprim ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit. Është një përshtatje e vogël për të gjetur ekuilibrin mes të ftohtit dhe të nxehtit. Këmbët tona janë si termostat. “Ka më shumë enë gjaku pranë sipërfaqes së lëkurës që quhen anastomoza arteriovenoze të cilat ndihmojnë trupin të shkarkojë nxehtësi. Krahët nuk kanë aq shumë, ndaj këmba e jep efektin më shpejt”.

Shumë specialistë gjumi rekomandojnë një dush të ngrohtë para gjumit. “Temperatura e trupit bie kur flemë”, thotë Kaylor, ndaj avulli dhe më pas ftohja e trupit krijojnë kushtet ideale për gjumë.

Edhe nxjerrja e këmbës ka të njëjtin efekt. “Ndihmon në largimin e shpejtë të nxehtësisë duke sinjalizuar trurin se është koha për pushim. Temperatura e brendshme duhet të bjerë me 1-2 gradë që të flemë. Këmba e nxjerrë jashtë është metoda e zgjuar e trurit për gjumë më të mirë”. Dhe meqë jemi te gjumi i mirë, “ftohja e lehtë e trupit ndihmon në gjumë më të thellë dhe pakëson zgjimet gjatë natës”. Ky është cikli i gjumit dhe zgjimit të trurit sepse kur temperatura e brendshme bie, rritet melatonina. Nxjerrja jashtë e këmbës (apo këmbëve) është metoda e thjeshtë dhe e sigurt për një gjumë të rehatshëm.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm