E premte, 26 Shtator, 2025
18.8 C
Skopje

Fury stërvitje intensive për rikthimin në ring, kërkon kundërshtar

Boksieri britanik Tyson Fury, ende i tërhequr nga sporti, postoi një video të shkurtër stërvitore në Instagram, ku dukej në formë të mirë fizike. Tyson, 37 vjeç, ende nuk e ka njoftuar një rikthim, por mënyra se si po stërvitet dhe forma e tij e mirë i bëjnë tifozët të besojnë se ai do të rikthehet së shpejti.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë (34 fitore, 2 humbje e 1 barazim) nuk ka dueluar që nga humbja e tij me vendim unanim kundër Oleksandr Usyk vitin e kaluar, më 7 dhjetor 2024. Ai u tërhoq një muaj më vonë, më 13 janar 2025.

Fury duket se gjatë këtyre 10 muajve ka pushuar dhe fizikisht ëhstë në formë më të mirë se sa ishte në duelin e tij të fundit kundër Usyk. Muajin e kaluar, Fury tha se nëse do të rikthehej në ring do të ishte për t’u hakmarrë ndaj Usyk. Ai ndjeu se ishte ndëshkuar rëndë nga gjyqtarët në dy përballjet mes tyre.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm