Futsal Club Forca kompleton dopietën, pas kampionatit, rrëmben edhe Kupën

Futsal Club Forca nga Kumanova po e mbyll sezonin me 2 trofe, duke siguruar pas kampionatit edhe Kupën e Maqedonisë. Në finalen ndaj Osogovës nga Kriva Palanka, klubi kumanovar fitoi me shifrat 5-4.

Mbrëmë në sallën sportive në Radovish, shënues të golave ​​për ekipin fitues ishin Leveski (2) dhe nga një Zekiri, Ismaili dhe Jonuzi.

Ristovski dhe Stanojkovski shënuan nga dy gola për ekipin e Osogovës.

Në këtë mënyrë klubi nga Kumanova i përsëriti sukseset e vitit të kaluar kur kishte fituar kampionatin dhe kupën. Ditë më parë, Forca fitoi edhe titullin kampion, disa javë para përfundimit të sezonit.

Forca edhe sivjet do ta prezantojë futsallin e Maqedonisë në eliminatorët e Ligës së kampionëve në futsal, e ku me gjasë do të marrë përsipër edhe organizimin e këtij eventi të madh sportive, që pritet të zhvillohet në Kumanovë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm