E shtunë, 27 Shtator, 2025
14.8 C
Skopje

Gashi: Boshnjakët janë hallkë e rëndësishme për shtetin tonë

Kuvendi sot shënoi 28 shtatorin – Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve. Me këtë rast, kryeparlamentari Afrim Gashi organizoi takim me përfaqësues të boshnjakëve që punojnë në fushat e akademisë, artit, kulturës, sektorit civil, politikës, administratës, diplomacisë dhe çështjeve rinore.

“Kryetari Gashi përshëndeti të pranishmit dhe i uroi ata për Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve, që do të thotë konfirmim i gjuhës, kulturës dhe identitetit të komunitetit boshnjak. Ai theksoi se megjithëse përqindja e boshnjakëve është e vogël, kontributi i tyre në jetën ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut është shumë domethënës dhe pjesëmarrja në të gjitha proceset shtetërore është me rëndësi vendimtare për përparimin dhe zhvillimin e shtetit, dhe në të njëjtën kohë provë dhe konfirmim i shoqërisë multikulturore dhe multietnike në të cilën jetojmë”, thuhet në kumtesë.

Gjatë diskutimit miqësor dhe joformal, përfaqësuesit shprehën mirënjohjen e tyre për ftesën dhe mirëseardhjen në Kuvend në një nivel kaq të lartë për herë të parë, gjë që është një tregues se megjithëse nuk ka deputet boshnjak në këtë përbërje, kryetari tregon interes për çështjet që i shqetësojnë ata.

“Ata i trajtuan disa çështje kryesore, përkatësisht: arsimimin dhe trajnimin e mësimdhënësve që japin lëndën fakultative ose të detyrueshme të gjuhës dhe kulturës boshnjake në shkollat fillore. Sa i përket përfaqësimit politik, ata përsëritën iniciativën për vende të garantuara parlamentare për komunitetet më të vogla etnike, si dhe nevojën për të përfshirë gjenocidin e Srebrenicës në programet mësimore, me qëllim që krime të tilla kundër njerëzimit të mos përsëriten”, thuhet në kumtesë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm