E premte, 14 Nëntor, 2025
9.8 C
Skopje

Gjendet një bletë me brirë në Australi, shkencëtarët i vënë emrin “djallëzor”

Shkencëtarët australianë kanë zbuluar një specie të re endemike, një bletë me brirë të vegjël prej të cilëve ka marrë edhe një emër ‘djallëzor’. Megachile Lucifer u zbulua kur ata po vëzhgonin një bimë të egër e të rrallë që rritet vetëm në rajonin e Australisë Perëndimore në Goldfields. “Brirët e dukshëm” janë vetëm te bleta femër dhe mund të përdoren për mbrojtje, për të grumbulluar polen ose nektar apo rrëshirë për kosheret.

Shkencëtarja që udhëhoqi studimin tha se ia vendosi emrin Lucifer pasi po shihte serialin me të njëjtin titull. Kit Prendergast thotë se për herë të parë në 20 vjet, është anëtari më i ri në këtë grup bletësh.

Lucifer do të thotë “dritësjellësi” në latinisht dhe është edhe një dedikim për të hedhur dritë mbi nevojën për ruajtjen më të mirë të bletëve endemike dhe për të kuptuar sesi polenizohen bimët e rrezikuara nga zhdukja. Në studimin e publikuar në Journal of Hymenoptera Research, bëhet thirrje edhe që zona ku u gjetën bletët dhe bima të “mbrohen zyrtarisht dhe të shpallen si zonë ruajtjeje që s’mund të ndërhyhet”. “Për shkak se bleta u gjend në të njëjtën zonë si bima e rrezikuar, të dyja mund të rrezikohen nga prishja e habitatit dhe procese të tjera si ndryshimet klimatike”, tha Prendergast duke shtuar se shumë kompani minierash nuk përfshijnë bletët kur vlerësojnë ndikimin mjedisor të veprimtarisë së tyre.

Sipas saj, kjo mund të bëjë që të humbasin gjallesa të panjohura që mund të jenë të përfshira edhe në mbrojtjen e bimëve dhe ekosistemeve të rrezikuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm